Botë

Netanyahu takohet sot me Bidenin e Harrisin

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të bëjë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë të enjten për t'u takuar me presidentin, Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, në një moment të rëndësishëm për të tre politikanët.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë, e para e tij që para se ish-presidenti Donald Trump të largohej nga detyra në vitin 2020, vjen në një kohë të presionit në rritje ndaj të treve për të gjetur një fund të luftës nëntëmujore që ka lënë më shumë se 39,000 të vdekur në Gaza, raporton AP.

Për më tepër, dhjetëra pengje izraelite dhe eshtrat e të tjerëve që kanë vdekur në robëri ende po mbahen në robërinë e Hamasit.

Bideni po bën presion që të detyrojë Izraelin dhe Hamasin të vulosin propozimin e tij për armëpushim, që do të mundësonte lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.

Përpjekja e Bidenit mund të jetë gjithashtu një ndihmë për Harrisin në përpjekjen e saj për ta pasuar atë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se negociatat janë në fazën e mbylljes, por ka ende çështje që duhet të zgjidhen.

Pas takimit të tyre në mesidite, Bideni dhe Netanyahu do të takohen me familjet e pengjeve amerikane.

Harris, e cila do të takohet veçmas me Netanyahun më vonë të enjten, po përpiqet të tregojë se ajo ka aftësitë për të shërbyer si presidente e vendit. 

LEXO EDHE: