Botë

Supremja bllokon vendimin e Netanyahut për shkarkimin e shefit të inteligjencës

shefi i shërbimit të sigurisë

Foto: Getty

Gjykata Supreme e Izraelit ka lëshuar një urdhër të premten për të ngrirë përkohësisht vendimin e Qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për ta shkarkuar shefin e inteligjencës së brendshme, Ronen Bar, transmeton agjencia Reuters.

Kryeministri izraelit pati njoftuar javën e kaluar se e kishte humbur besimin te shefi i inteligjencës dhe kishte për qëllim ta shkarkonte. Kjo nxiti dhjetëra mijëra qytetarë të protestojnë në Jerusalem dhe Tel-Aviv, këtë javë, kundër vendimit. Kritikët po i shohin përpjekjet e Netanyahut si autoritare dhe cenuese ndaj institucioneve kyçe të vendit.

“Ne jemi shumë të shqetësuar se këto janë ditët e fundit të Izraelit si demokraci”, ka thënë Uri Arnin, një ndërmarrës i cili iu bashkua protestës antiqeveritare.

“Ne jemi këtu për të provuar që të ndryshojmë gjendjen, por gjasat nuk janë shumë të larta”, ka shtuar ai.

Kabineti izraelit u mblodh të enjten në mbrëmje për të aprovuar zyrtarisht shkarkimin e Ronen Bar, i cili ishte caktuar në detyrë në tetor 2021 për një mandat 5-vjeçar në krye të agjencisë Shin Bet.
 


Netanyahu shkarkon shefin e sigurisë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkarkuar shefin e shërbimit të sigurisë për dështimin e tij për të parashikuar sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Kabineti izraelit u mblodh të enjten në mbrëmje për të aprovuar zyrtarisht shkarkimin e Ronen Bar, i cili ishte caktuar në detyrë në tetor 2021 për një mandat 5-vjeçar në krye të agjencisë Shin Bet.

Netanyahu ka thënë se ka pasur “mosbesim të vazhdueshëm” midis të dyve që është “rritur me kalimin e kohës”, raportoi BBC. 

Vendimi ka nxitur kritika dhe i ka ndezur më shumë demonstratat antiqeveritare në Jerusalem, ku mijëra izraelitë u bashkuan me protestuesit që kundërshtuan sulmet e reja të Izraelit në Gaza.

Që nga e marta, Izraeli ka nisur një valë sulmesh në territorin palestinez duke e prishur marrëveshjen për armëpushim që ishte në fuqi për dy muaj.