Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka marrë përgjegjësinë e sulmit ajror në Rripin e Gazës, ku mbetën të vdekur gjashtë punonjës të organizatës bamirëse amerikane “World Central Kitchen” dhe shoferi i tyre palestinez.
Netanyahu e ka cilësuar rastin si të paqëllimshëm dhe e ka arsyetuar atë si diçka që ndodh në luftëra.
“Fatkeqësisht, së fundmi, pati një incident tragjik të një sulmi të paqëllimshëm të forcave tona ndaj njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës. Ndodh në luftë”, ka deklaruar kryeministri izraelit.
Ai ka njoftuar se është në kontakt me qeveritë e huaja, shtetasit e të cilëve qenë viktima të sulmit ajror izraelit.
“Jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë më”, ka shtuar Netanyahu.
Deklarata e kryeministrit izraelit vjen pasi ushtria izraelite gjatë ditës mohoi të jetë përgjegjëse për sulmin i cili zgjoi reagime të shumta dhe u dënua nga krerët ndërkombëtarë.