Benjamin Netanyahu akuzoi të shtunën “aleatët e Iranit” për përpjekje për ta vrarë atë dhe gruan e tij pasi një dron goditi rezidencën private e kryeministrit në Izraelin qendror.
Netanyahu shtoi se përgjegjësit “do të paguajnë çmim të madh”.
“Aleatët iranianë që u përpoqën të më vrisnin mua dhe gruan time sot, bënë gabim për të cilin do të pendohen”, ka thënë Netanyahu.
Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz u shpreh se ky sulm “tregon fytyrën e vërtetë të Iranit”.
“Aleatët e Iranit që u përpoqën të vrisnin kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe familjen e tij sot kanë treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të Iranit dhe boshtin e së keqes që drejton”, shtoi Katz.