Në Siri kanë shpërthyer protesta pas djegies së një bredhi për Krishtlindje në qytetin Hama.
Një video e postuar në rrjete sociale ka treguar disa burra të maskuar që i vënë zjarrin bredhit në sheshin e Suqaylabiyah, me shumicë krishtere.
Grupi që udhëhoqi kryengritjen për rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad ka thënë se burrat janë luftëtarë të huaj dhe janë ndaluar e se pema do të rregullohet.
Mijëra demonstrues dolën menjëherë rrugëve të shtetit për të kërkuar nga udhëheqësit e rinj islamikë që t’i ruajnë rregullat të cilat i mbrojnë minoritetet fetare.
Dy javë më parë, regjimi i Assadit u rrëzua nga forcat rebele. Se si do të qeveriset Siria nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mbetet të shihet. Grupi ka të kaluar xhihadiste, nga e cila është distancuar. Aktualisht e konsideron veten grup islamik.