Botë

NATO-ja pajtohet ta rrisë mbështetjen për Ukrainën

Shtetet anëtare të NATO-s janë pajtuar që ta forcojnë mbështetjen për Ukrainën, ka thënë të enjten Sekretari gjeneral, Jens Stoltenberg, raporton Sky News.

“Diskutuam se çdo do të bëjmë më tutje, duke përfshirë ndihmë për sigurinë kibernetike dhe sigurimin e pajisjeve për ta ndihmuar Ukrainën që të mbrohet ndaj kërcënimeve kimike dhe biologjike”, ka thënë Stoltenberg.

Duke folur në një konferencë për media, Stoltenbergu ka thënë se aleatët po ofrojnë një gamë të gjerë sistemesh të ndryshme armësh, si sisteme të kohës sovjetike, por edhe moderne.

Ai nuk ka dhënë specifika për llojin e armëve apo afatin kohor, kur u pyet të komentojë deklaratën e ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, se ato mund të mos dorëzohen shpejt.

Anëtarët e NATO-s ranë gjithashtu dakord të bëjnë më shumë për të ndihmuar partnerët e tjerë dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të mbrojtur veten e tyre, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.