Botë

NATO-ja është gurthemeli i sigurisë sonë kolektive, thotë Rutte

Mark Rutte

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Shefi i sapozgjedhur i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se është nder për të që është vënë në krye të aleancës ushtarake.

Në një postim në X pak pasi është emëruar sekretar i  Përgjithshëm, Rutte ka thënë po ashtu se NATO-ja është gurthemeli i sigurisë kolektive.

“Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive”, është shprehur ai.

Rutte ka shtuar se udhëheqja e aleancës është një përgjegjësi e madhe.

“Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë”, ka shtuar ai. 

Kryeministri në largim i Holandës, Rutte, është zgjedhur të mërkurën zyrtarisht sekretari i Përgjithshëm i ri i aleancës së NATO-s, me pëlqimin e të gjithë anëtarëve të aleancës ushtarako-politike.

Ai do ta marrë detyrën nga 1 tetori 2024, kur skadon mandati i Stoltenbergut pasi ka kaluar dhjetë vjet në krye të aleancës.