Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur gatishmërinë për të udhëhequr debatin zgjedhor të kandidatëve presidencialë amerikanë.
Pritet që debati të zhvillohet mes presidentit aktual Joe Biden dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, me pjesëmarrjen e kandidatit të pavarur Robert Kennedy Jr.
“Sigurisht”, shkroi Musk në llogarinë e tij në rrjetin social X, duke iu përgjigjur pyetjes së Kennedyt nëse do ta udhëhiqte debatin.
Musku beson se kandidati i pavarur presidencial në zgjedhjet amerikane, Robert Kennedy Jr., duhet të marrë pjesë në debatet parazgjedhore.
Bideni dhe Trumpi kanë rënë dakord për të mbajtur dy debate presidenciale televizive më 27 qershor dhe 10 shtator.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor 2024.
Demokrati Biden dhe republikani Trump pritet të jenë rivalët kryesorë.