Miliarderi amerikan, Elon Musk, i ka vazhduar akuzat ndaj organizatave amerikane që ndajnë programe dhe grante në shtete që ende janë në konsolidim të demokracisë. Ai të dielën e cilësoi “organizatë kriminale” Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.
Musk, që është pjesë e ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën se USAID-i përdor taksat e amerikanëve për të kryer kërkime mbi armët biologjike.
“A e dini se USAID-i, duke shfrytëzuar taksat tuaja, financoi për kërkime në armë biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz...USAID-i është organizatë kriminale”, ka deklaruar ai.
LEXO EDHE:
Ndërkohë, AP-ja ka raportuar Turmp i ka larguar dy shefat e lartë të USAID-it pasi ata refuzuan të dorëzonin materiale të klasifikuara në zona të kufizuara te ekipet e inspektimit.
Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, i njohur si DOGE, ka kërkuar qasje në informacione që konsiderohen të ndjeshme në organizata dhe programe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
USAID-i funksion prej vitesh edhe në Kosovë, duke investuar mbi 1 miliard dollarë.