Botë

Momenti kur sistemi ukrainas “Stugna-P” shkatërron tankun rus

Nëpërmjet sistemit “Stugna-P”, trupat ukrainase shkatërruan një tank rus, njoftoi blogu i ushtrisë së Ukrainës, “Operativno_ZSU”.

Në pamje shihet një tank që po lëvizte disa metra larg, ndërsa me sistemin Skif, Ukraina e qëlloi me sukses, duke ia vënë flakën.

Skifi, apo “Stugna-P”, është sistem ushtarak ukrainas, i prodhuar në vitin 2010. Ai është i projektuar për t'i shkatërruar objektivat moderne të blinduara me armaturë të kombinuar.

Skifët mund t'i shkatërrojnë objektivat e palëvizshme dhe ato në lëvizje. Qëllojnë deri në 5 kilometra largësi, e po ashtu edhe në 100 metra afërsi.

Drejtohen me sistemet manuale dhe automatike. Një i tillë mund të kushtojë të paktën 20 mijë dollarë.