Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar projektligjin që parasheh ndihmën ushtarake prej gati 61 miliardë dollarësh për Ukrainën. Votimi final ishte 311:112.
Vendimi shënon moment kyç për Ukrainën, që po vuan për ndihmë ushtarake përballë pushtimit rus.
Vendimi tani ka shkuar në Senat, ku thuajse konsiderohet votë e sigurt pro ndihmës. Pastaj vendimi nënshkruhet nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Zyrtarët kanë thënë këto ditë se municionet e para do të mbërrijnë për vetëm një javë në Ukrainë.