Botë

Mogherini arrin për vizitë në Sarajevë

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini ka arritur në Sarajevë, njoftojnë mediat boshnjake.

Ajo gjatë qëndrimit njëditor në Bosnjë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, kryesuesin e Këshillit të Ministrave Denis Zvizdiq, zëvendësit e tij, ministrin e Jashtëm Igor Crna dhe kryetarin e Republikës Serbe Millorad Dodik, raporton KP.

Vizita e kryediplomates evropiane ishte paraparë të bëhet ditë më parë, por ajo u shty për shkak se aeroplani në të cilën ndodhej Mogherini nuk arriti të aterrojë për shkak të kushteve të këqija klimatike.