Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka mbërritur të hënën në Kinë ku ndër të tjera do të diskutojë mbi çështjen e Ukrainës.
Skynews ka raportuar se me zyrtarët kinezë do të zhvillojë diskutime për lidhjet dypalëshe dhe situatën në rajonin Azi-Paqësor.
Para vizitës, Moska ka thënë se në Kinë do të flitet edhe për Kombet e Bashkuara dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare. Muajin e kaluar ishte raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Kinë gjatë majit për bisedime me homologun Xi Jinping.
Lexo edhe:
Ky mund të jetë fluturimi i parë i Putinit qëkur mori mandatin e radhës në krye të Kremlinit.