Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit i Malit të Zi, Pavle Radulloviq, ka dhenë dorëheqje nga ky funksion, raporton RTV e Malit të Zi, transmeton Koha.net.
Radulloviq dha dorëheqje pas publikimit mbrëmë të një xhirimi, nga i cili rezulton se inspektorët e ndërtimit Zoran Boshkoviq dhe Vlladan Juretiq po reketonin biznesmenin Boshko Neneziqin, që kështu t’i mundësonin ta vazhdojë ndërtimin e objektit në Budvë, me gjithë skadimin e lejes.
Radulloviq gjatë një konference të jashtëzakonshme për media deklaroi se dorëheqja është në përputhje me qëndrimin e tij profesional ndaj punës.
“Nuk besoj nëse ka qytetar të Malit të Zi që paguan me nder tatimin, që nuk e pati të vështirë mbrëmë”, u shpreh ai duke komentuar videoxhirimin.