Botë

Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkon NATO-s ta ndihmojë Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba drejtuar NATO-s: Nëse nuk e ndihmoni Ukrainën në qiell, do të duhet të ndani përgjegjësinë për vuajtjet tona

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka thënë NATO-s se nëse ajo nuk e ndihmon Ukrainën në qiell, atëherë do t’i duhet të ndajë përgjegjësi për vuajtjet e ukrainasve.

Kuleba beson se Rusia po përpiqet ta shkatërrojë Ukrainën me të njëjtat taktika që përdori për të shkatërruar Sirinë.

“Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë në zemër të Evropës”, ka thënë ai në një koment për Ukrainian Pravda.

Kuleba i bëri thirrje edhe një herë NATO-s të marrë masa urgjente për të mbyllur hapësirën ajrore të Ukrainës nga sulmet ruse në ajër, dhe kërkoi t'i dorëzojë Ukrainës avionë luftarakë, të cilët do t'i lejojnë Forcave Ajrore të Armatosura të Ukrainës të kundërshtojnë efektivisht avionët ushtarakë rusë.