Botë

Ministrat e G7-s mblidhen sot në Kanada mes tensioneve me Trumpin

G7

Ministrat e Jashtëm të vendeve kryesore demokratike perëndimore (G7) takohen në Kanada të enjten pas shtatë javësh tensionesh në rritje midis aleatëve të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump lidhur me ndryshimin e politikës së tij të jashtme ndaj Ukrainës dhe vendosjen e tarifave.

Grupi i përbërë nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, takohen në qytetin e largët turistik La Malbaie, i vendosur në kodrat e Quebec për dy ditë takimesh, që në të kaluarën kanë qenë gjerësisht konsensuale për çështje të ndryshme me të cilat shtetet janë përballur, raporton Reuters.

Në krye të agjendës për partnerët e Uashingtonit do të jetë informimi mbi bisedimet e sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të martën me Kievin në Jeddah të Arabisë Saudite, ku Ukraina është shprehur e gatshme të mbështeste një marrëveshje armëpushimi 30-ditor.

Por në prag të takimit të parë G7-së nën presidencën e Kanadasë, hartimi i një deklarate përfundimtare gjithëpërfshirëse të rënë dakord do të jetë i vështirë.

Një vendim i SHBA-së për të vendosur tarifa 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit ka tërhequr menjëherë masa reciproke nga Kanadaja dhe BE-ja, duke nënvizuar tensionet.

Diplomatët e G7 thanë se rezultati pozitiv nga Jeddah mund të paktën të lehtësojë bisedimet për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara, që nga kthimi i Trump në detyrë më 20 janar, kanë marrë një qëndrim më pak miqësor ndaj Ukrainës, duke nxitur një marrëveshje të shpejtë për t'i dhënë fund luftës, kanë kërkuar nga partnerët evropianë të marrin më shumë nga barra pa e miratuar hapur rolin e tyre në bisedimet e ardhshme dhe kanë nxitur lidhjet e Uashingtonit me Moskën.