“Miltoni” nuk është më uragan, sipas përditësimeve të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht se kishte erëra të qëndrueshme prej rreth 120 kilometrash në orë, “Miltoni” i ka humbur karakteristikat e tij tropikale dhe tani konsiderohet ciklon post-tropikal, raporton CNN.
Kushtet e shkaktuara nga stuhisë tropikale po vazhdojnë në pjesë të bregut juglindor, edhe pse “Miltoni” po vazhdon të largohet kah deti.
Aktualisht ndodhet rreth 300 kilometra në verilindje të Kepit Canaveral, Florida.