Afro 19 miliona persona kanë mbetur pa energji elektrike në Kili, pas një problemi me rrjetin, raporton “BBC”.
Sipas shërbimit kombëtar për parandalim të katastrofave dhe reagim (SENAPRED) shumica e vendit, përfshirë kryeqendra Santiago, janë prekur.
Shkalla e saktë e këtij problemi, që nisi të martën, nuk dihet ende.
Agjencia e lajmeve “Reuters” po ashtu ka raportuar se miniera më e madhe e bakrit në botë, Escondida, ka mbetur pa rrymë.
LATAM Airlines ka thënë se disa nga fluturimet e saja janë çrregulluar për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Në një postim në “X”, operatori Santiago Metro ka thënë se shërbimi i tij është pezulluar përkohësisht.