Botë

Milicitë e mbështetura nga Irani hynë në Siri për të përkrahur ushtrinë e Asadit

Siri

Foto: Associated Press

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë hyrë në Siri gjatë natës të së dielës.

Dy burime të ushtrisë siriane kanë thënë për Reuters se ata kanë hyrë nga Iraku dhe kanë shkuar të drejtim të veriut të Sirisë për të përforcuar forcat e ushtrisë siriane që luftojnë kundër kryengritësve.

"Këto janë përforcime të reja që po dërgohen për të ndihmuar shokët tanë në vijën e frontit në veri”, ka thënë një burim i lartë i ushtrisë për agjencinë e lajmeve.

Mediat pro-Asad në Siri, duke cituar ministrin e Shëndetësisë Dr Ahmed Damiriyeh, raportojnë se ambulancat dhe shërbimet e urgjencës në Alepo kanë rifilluar punën e tyre pasi ishin jashtë funksionit për dy ditë pas sulmeve. 

Agjencia kombëtare e lajmeve e Sirisë raportoi gjatë natës se rrjeti telefonik në Alepo, i cili ka rënë në duart e forcave kryengritëse, "ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe disa shkëmbime kanë dalë jashtë funksionit".