Botë

Mijëra qytetarë akuzojnë partinë nacionaliste në Bosnjë për krim e korrupsion

Mijëra qytetarë kanë protestuar kundër qeverisë në pjesën e dominuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë. Protestuesit akuzojnë partinë në pushtet të liderit nacionalist, Milorad Dodik, për krime dhe korrupsion. 

Nuk është raportuar për ndonjë incident në tubimi e mbajtur në sheshin qendror të qytetit veriperëndimor të të Banjallukës. 

Kryetari i qytetit është lideri opozitar, Drashko Stanivukoviq. Ai ka thënë se demonstrata ishte “betejë kundër shtetit privat”. 

Stanuvukoviq e ka quajtur protestën “kryengritjes” kundër partive serbe në pushtet. Opozita në pjesën serbe të Nosnjës ka akuzuar Qeverinë se po shtyp lirinë e mediave dhe demokracinë në entitetin që përbën pothuajse gjysmën e vendit. 

Dodiku kaherë ka ngulmuar për ndarjen e rajoneve të dominuara nga serbët e Bosnjës nga pjesa tjetër e vendit. Lideri kundërthënës vazhdon të ketë pikëpamje nacionaliste serbe dhe pro-ruse.