Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama ka folur ashpër kundër Donald Trumpit të shtunën në një tubim në Michigan në mbështetje të Kamala Harrisit, duke e quajtur ish-presidentin një kërcënim ekzistencial për të drejtat e grave.
Obama po ashtu u ka thënë burrave se një votë për Trumpin "është një votë kundër nesh", raporton CNN.
"Me çdo masë, ajo ka treguar se është gati”, ka thënë Obama për Harrisin.
“Pyetja e vërtetë është, si vend, a jemi gati për këtë moment?”, ka shtuar ajo.
Gjatë fjalimit të saj, Obama ka folur shpesh me terma të zymtë për implikimet për gratë dhe “burrat që na duan”, nëse qeveria federale, e udhëhequr nga presidenti, nuk është e prirur të zbusë goditjen e ndalimeve shtetërore të abortit.
“Ju lutemi, mos ia dorëzoni fatet tona njerëzve si Trumpi, i cili nuk di asgjë për ne, i cili ka treguar përbuzje të thellë për ne. Sepse një votë për të është një votë kundër nesh, kundër shëndetit tonë, kundër vlerës sonë”, është shprehur ajo.