Botë

Merz bën thirrje për pavarësi nga SHBA-ja

Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka lëshuar një paralajërim të ashpër për Evropën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë bërë “kryesisht indiferente” ndaj fatit të kontinentit dhe se shtetet evropiane duhet të bëhen të pavarura.

Merz ka kritikuar gjithashtu ndërhyrjen e zyrtarëve amerikanë në zgjedhjet e së dielës, të cilat partia e tij konservatore CDU/CSU i ka fituar, pasi administrata Trump dhe Elon Musk, mbështetën AfD-në e ekstremit të djathtë, raporton BBC. 

Merz ka thënë në një tryezë të rrumbullakët diskutimi televiziv të dielën mbrëma se "përparësia e tij absolute" do të ishte "të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ne të mund të arrijmë pavarësinë e vërtetë nga SHBA-ja hap pas hapi".

Pavarësisht kësaj deklarate, rezultati i zgjedhjeve në Gjermani është përshëndetur nga presidenti Trump, i cili ka shkruar të dielën në rrjetet sociale se ishte "një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë".