Botë

Meloni: Pushtimi i Ukrainës po i kthehet kundër Putinit

Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë të shtunën se rebelimi i shefit të mercenarëve Yevgeny Prigozhin tregon se pushtimi i Rusisë në Ukrainë po i kthehet kundër presidentit rus Vladimir Putin.

“Meloni po ndjek nga afër ngjarjen që po ndodhin në Rusi, të cilat tregojnë se si agresioni i tij kundër Ukrainës po shkakton destabilitet brenda Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë nga zyra e saj.

Më herët, edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është duke përcjell nga afër ngjarjet. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjithashtu është njoftuar për atë se çfarë po ndodh në Rusi.