Administrata e Donald Trumpit dhe presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, kanë njoftuar të hënën se ata kanë arritur një marrëveshje që lejon Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgojë imigrantë ilegalë dhe qytetarë amerikanë të burgosur në vendin e vogël të Amerikës Qendrore, pasi ky i fundit ka suspenduar disa të drejta bazë pas problemeve me bandat të fuqishme të rrugëve.
Qeveria e SHBA-së nuk mund të depërtojë qytetarët amerikanë dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar të martën se “natyrisht, ka aspekte ligjore që janë të përfshira”, raporton agjencia e lajmeve “AP”.
“Ne e kemi një Kushtetutë, por ishte ofertë shumë bujare... natyrisht, administrata duhet të marrë një vendim” ka shtuar ai.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka bërë burgjet e vendit të ashpra si markë i luftës së tij agresive kundër bandave. Që nga marsi i 2022-tës, më shumë se 84,000 presona janë arrestuar, shumë prej tyre pa proces gjyqësor.
Edhe para fushatës kundër bandave, burgjet e El Salvadorit ishin të njohura për dhunën dhe për mbingarkesën, por kryesorja e luftës së Bukeles është Qendra e Burgimit për Terrorizëm ose CECOT, që ai e hapi në 2023-tës.
Në videot e burgjeve shihen të burgosurit me pantallona të shkurtra ulur në hapësirat e hapura të burgut. Ata janë të vendosur në qeli pa shtretër për të gjithë.
Gjatë asaj kohe, Bukele kishte shkruar në rrjetin social Twitter se “El Salvadori ka menaxhuar të jetë nga vendi më i rrezikshëm në botë, në vendin më të sigurtë në kontinent. Si e bëmë? Duke vendosur kriminelët në burg. A ka hapësirë? Tani ka”.
Edhe para njoftimit të tij me Rubion, Bukele kishte vendosur të burgosë më shumë persona në burg.
Burgu kishte filluar të ndërtohej gjatë fushatës së Bukeles kundër bandave në mars të 2022-tës, i cili u hap një vit më vonë.
Me kapacitet prej 40,000 personash, CECOT-i përbëhet nga 8 pavijone, secila qeli mban nga 65 deri në 70 të burgosur. Ata nuk kanë vizita nga jashtë. Nuk ka programe për përgatitjen e kthimit të tyre në shoqëri pas dënimit të tyre, as programe edukimi, as punë. Ata nuk lejohen asnjëherë jashtë.
Përjashtime janë me raste kur ka fjalime motivimi nga të burgosurit që kanë fituar një nivel besimi nga zyrtarët e burgut. Të burgosurit ulen në rend në korridor jashtë qelive të tyre për bisedimet e tyre ose u drejtohen përmes regjime ushtrimesh nën mbikëqyrjen e rojeve.
Ministri i Drejtësisë i El Salvadorit ka deklaruar se të burgosurit kurrë nuk do të kthehen në komunitetet e tyre.
Sallat e ngrënies, dhomat e pushimit, fitnesi dhe lojërat e tavolinës janë për rojet.
Në prill të 2021, para fillimi të gjendjes emergjente, Qeveria raportoi për afër 36,000 të burgosur.
Qeveria nuk i përditëson të dhënat në mënyrë të rregullt, por organizatat për të drejtat e njeriut Cristosal ka raportuar se në mars të 2024-tës popullsia e El Salvadorit ishte 6.36 milionë banorët pre tyre 110,000 të burgosur, duke përfshirë të burgosurit dhe ata që presin gjyqin.
Cristosal ka raportuar se verën e kaluar minimumi 261 persona kanë vdekur në burgjet e El Salvadorit gjatë goditjes së bandave. Grupi dhe të tjerë kanë cituar raste të abuzimit, torturës dhe mungesës së vëmendjes shëndetësore.