Botë

Mediumi shtetëror sirian: 14 të vdekur nga sulmet izraelite në Sirinë qendrore

Siri

Të paktën 14 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda disa objekteve ushtarake në Sirinë qendrore, ka raportuar të hënën agjencia shtetërore siriane e lajmeve, transmetoi BBC-ja. 

Një drejtor spitali ka deklaruar se edhe 43 persona të tjerë janë plagosur në sulmet e ndodhura në afërsi të Masyaf, në provincën Hama, të dielën mbrëma. 

Një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar se të paktën katër ushtarë dhe tre civilë janë vrarë në sulmet që shkatërruan objektet ushtarake ku ishin të pranishme grupet e armatosura të mbështetura nga Irani.

Sulmet izraelite thuhet se janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar, në përgjigje të sulmeve ndërkufitare në veri të Izraelit nga Hezbollahu dhe grupe të tjera në Liban dhe Siri.