Gjysma e popullsisë në botë nuk mund të shprehen lirshëm, sipas një raporti të ri për lirinë e shprehjes.
Grupi “Article 19” ka gjetur se numri i njerëzve që përballen me “kriza” të lirisë së shprehjes ishte shumë më i lartë pas një rritjeje nga 34% në vitin 2022 në 53% më 2023.
Autorët e raportit u alarmuan veçanërisht për përkeqësimin në Indi gjatë 10 vjetëve nën pushtetin e kryeministrit Narendra Modi, duke e ndryshuar klasifikimin nga “e kufizuar” në “krizë”.
Etiopia po ashtu u riklasifikua në “krizë” ndërsa tetë shtete të tjera po ashtu pësuan përkeqësim të lirisë vitin e kaluar, përfshirë Burkina Fason, Senegalin dhe Mongolinë, raportoi Guardian.
“Shkelja e lirive ndodh përditë në botë, ndërsa liderët degradojnë liritë tona një nga një. Shumica e bëjnë me ndryshimin e politikave të prezantuara në emër të ‘sigurisë publike’, ‘moralit’ ose ‘sigurisë kombëtare’ – duke e ngushtuar rrethin derisa nuk ka më hapësirë për të marrë frymë”, ka thënë drejtori i grupit, Quinn McKew.