Botë

Më shumë se 30 persona nxirren në breg pas përplasjes së dy anijeve në Detin e Veriut

Anijet

Më shumë se 30 persona raportohet të jenë nxjerrë në breg pas një përplasjeje midis një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash të hënën në Detin e Veriut. 

Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East, ka thënë se 13 persona janë sjellë përmes anijes Windcat 33, dhe disa të tjerë përmes një varke. Gjendja e personave të sjellë në breg nuk dihet ende. 

Përplasja e cila ka ndodhur në brigjet e Anglisë lindore ka nxitur një operacion të madh shpëtimi, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës.

Agjencia Detare dhe Bregdetare e Britanisë ka thënë se disa varka dhe një helikopter shpëtimi i rojes bregdetare u dërguan në vendngjarje në Detin e Veriut, së bashku me një aeroplan të rojes bregdetare dhe anije aty pranë me aftësi zjarrfikëse.

Agjencia e varkës së shpëtimit RNLI ka thënë  se kishte raporte se një numër njerëzish kishin braktisur anijet pas përplasjes dhe se kishte zjarre në të dy anijet.

Lexo përditësimet tjera
Ilustrim

Përplasen një cisternë nafte me një anije mallrash në Detin e Veriut

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash janë përplasur të hënën në Detin e Veriut, raporton...