Botë

Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Agjencia e OKB-së për migracionin ka raportuar se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, 16 ditë më parë.

Rreth 1.5 milionë prej tyre kanë ikur në Poloni.

Zyrtarët në Varshavë, ku kanë mbërritur rreth 300,000 refugjatë, po u bëjnë thirrje vendeve të tjera të bëjnë më shumë për të ndihmuar ukrainasit.

Monika Beuth-Lutyk, një zëdhënëse e kryebashkiakut të Varshavës, ka thënë për Sky News se të gjithë duhet të bëjnë më shumë.