Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur një udhëheqës të ri për 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën, ka konfirmuar Vatikani të hënën.
Papa Françesku, 88 vjeç, ka vdekur të hënën e Pashkëve nga një goditje në tru dhe dështim në zemër.
Ai është varrour të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshe funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit me të pranishëm krerë të shumtë shtetesh, mbretër, dhe qindra mijëra njerëz të tjerë.
Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë prej mermeri me mbishkrimin "Franciscus" për të bërë homazhe për papën e ndjerë.
Turma të mëdha janë mblodhur përpara vendit të tij të fundit të pushimit në bazilikë.