Botë

Me 300 tarantula të fshehura në bark tentoi të ikte, arrestohet në aeroport

tarantula

Policia në Peru ka arrestuar një burrë që u kap duke tentuar të ikte nga vendi me 320 merimanga të llojit tarantula të lidhura në trupin e tij.

28-vjeçari nga Koreja e Jugut u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Jorge Chavez” më 8 nëntor pasi zyrtarët vërejtën se zona e stomakut të tij dukej e madhe.

Pasi u kontrollua u zbuluan qindra insekte brenda plastikash të vogla e të paketuara në çanta të lidhura në bark.

Insektet dyshohen se janë marrë nga rajoni Madre de Dios. Tarantulat janë specie në rrezik.