Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paraqitur fazën e parë të një plani madhor për të riorganizuar Departamentin e Shtetit, me ndryshime ku parashihet eliminimi i 132 zyrave të brendshme, shkurtimi i rreth 700 pozitave në Washington dhe mbylljen e zyrave të fokusuara në krime lufte dhe konfliktin në botë, ka thënë një zyrtar i lartë i DASH-it dhe sipas dokumenteve që i posedon CNN.
Departamenti i Shtetit ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të ruajtur efikasitetin dhe rëndësinë e departamentit, derisa një zyrtar i lartë ka thënë se ky plan ka “një efekt të dëmshëm në politikën e jashtme”.
Zyrtari ka theksuar se ndryshimet nuk do të rezultojnë në shkurtime të menjëhershme të punëve, por se është sinjal se zyrtarët mund të humbin punët e tyre. Si pjesë e riorganizimit, 700 pozita brenda selive në Washington priten të eliminohen, sipas tij.
“Sot është dita. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe drejtimin tim, ne po përmbysim dekada fryrjeje dhe burokracie në Departamentin e Shtetit. Këto ndryshime do të fuqizojnë diplomatët tanë të talentuar për ta vënë Amerikën dhe amerikanët të parët”, ka shkruar Rubio në X.
Ndryshimet do ta sillnin numrin total të zyrave në departament nga 734 në 602.