Botë

Mbreti i Holandës: Dështuam t’i mbronim hebrenjtë siç dështuam në Luftën e Dytë Botërore

Amsterdam

Amsterdam

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, ka thënë se vendi i tij dështoi ta mbronte komunitetin hebre siç kishte dështuar edhe “gjatë Luftës së Dytë Botërore” pasi të enjten mbrëma tifozët izraelitë të futbollit u zunë në pritë, shkelmuan dhe rrahën në rrugët e Amsterdamit.

Izraeli po dërgon dy avionë për të shpëtuar qytetarët e vet pasi dhuna shpërtheu pas ndeshjes së Ligës së Evropës midis Ajax Amsterdamit dhe Maccabi Tel Avivit.

Policia ka thënë se pesë persona u dërguan në spital dhe 62 u arrestuan pasi një turmë pro-palestineze filloi të sulmonte tifozët izraelitë të Maccabit.

Duke folur me Isaac Herzogun, presidentin e Izraelit, mbreti Willem-Alexander shprehu “tmerrin dhe tronditjen”, duke thënë se “ne dështuam ta mbronim komunitetin hebre të Holandës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbrëmë dështuam përsëri”.

Tre të katërtat e hebrenjve holandezë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazistë.