Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri te zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku kandidatja demokrate Kamala Harris do të përballet me atë republikan Donald Trump.
Pjesa dërmuese e shteteve në SHBA ofrojnë mundësinë e votimit të hershëm. Deri të mërkurën pasdite mbi 57.5 milionë amerikanë kanë votuar tashmë sipas “Electon Lab” në Universitetin e Floridas, raporton “The Guardian”.
Nga 57.5 milionë, mbi 30 milionë kanë votuar fizikisht nëpërmjet votimit të hershëm dhe 27 milionë kanë votuar me postë.
Në mesin e atyre që kanë votuar hershëm është edhe presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden. Ai votoi në Delaware.