Botë

Mbi 20 të vdekur nga një sulm izraelit në Liban

Liban

Foto: Associated Press

Të paktën 23 persona, përfshirë shtatë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në Almat, në provincën malore të Libanit, ka bërë të ditur të dielën ministria e Shëndetësisë e vendit, duke shtuar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Tre persona u vranë gjithashtu dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në Mashghara në pjesën perëndimore të Luginës Bekaa të Libanit vonë të shtunën, ndërsa një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm në Sahmar, gjithashtu në Bekaa perëndimore, që ndodhi po të njëjtën natë, ka shtuar ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar sulmin, teksa vazhdimisht thotë se po synon militantët e Hezbollahut në Liban.

LEXO EDHE: