110 turistë britanikë, që kishin ateruar në aeroportin e Innsbruckut, nuk janë lejuar të hyjnë në Austri, pas ashpërsimit të masave në këtë vend, raporton BBC.
Policia ka thënë se shumica e tyre me gjasë janë goditur nga rregulli i ri që kërkon një test PCR negativ brenda 48 orëve.
Politikanët opozitarë në Austri kanë fajësuar ministrin e Shëndetësisë se ka dështuar të përditësojë kufizimet në internet.
Shumica e turistëve janë kthyer prapa menjëherë, por 40 ishin vendosur në një hotel për të kaluar natën.
Prej këtyre 40, vetëm 12 u lejuan të bënin test të ri PCR dhe të vazhdonin pushimet, njoftuan autoritetet lokale në Innsbruck.
Turistët britanikë që shkuan në Innsbruck për pushime dimërore, të dielën u përballën me gjendje kaosi, pasi aeroporti në këtë qytet implementojë rregullat e reja që hynë në fuqi në ditën e Krishtlindjes për udhëtarët nga Britania, Holanda, Danimarka e Norvegjia, për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.