Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë raportuar në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, teksa luftimet në vend po hyjnë në ditën e tretë, raporton agjencia AP.
Armiqësitë e sotme janë të përqendruara në Pallatin Republikan të qytetit, në ndërtesën e komandës së ushtrisë dhe në aeroportin ndërkombëtar, kanë bërë të ditur raportet lokale.
Gati 100 civilë kanë vdekur gjatë këtij raundi të dhunës që ka nisur të shtunën, ka njoftuar Sindikata e mjekëve në Afrikën e Veriut.
Luftimet pasojnë përçarjen mes dy burrave: kreut të ushtrisë dhe udhëheqësit e një grupi rival paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Udhëheqësit rajonalë shpresojnë të udhëtojnë në Sudan për të tentuar ta kthejnë vendin në rrugën drejt një qeverie civile - ndërkohë që SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë përsëritur thirrjet për t'u dhënë fund luftimeve.
Sudani është drejtuar nga gjeneralë qëkur një grusht shtet përmbysi presidentin autoritar, Omar al-Bashir, në vitin 2019.