Botë

Mbi 100 të vdekur nga shirat e dendur në Indi e Nepal

Mbi 100 të vdekur nga shirat e dendur në Indi e Nepal

Mbi 100 persona kanë mbetur të vdekur që nga dita e mërkurë si pasojë e shiut të dendur që ka kapluar pjesë të Indisë dhe Nepalit, teksa departamenti meteorologjik ka parashikuar për më shumë reshje në rajon.

Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar për rreziqe të shumta të mërkurën, me valë të madhe nxehtësie në pjesën perëndimore dhe stuhi shiu në rajonin lindor dhe qendror, megjithëse shirat e dendur zakonisht fillojnë në qershor.

Të paktën 82 persona kanë vdekur në incidente të lidhura me shiun në Bihar gjatë dy ditëve të fundit. Në shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, autoritetet kanë raportuar në ndërkohë se 18 persona humbën jetën si pasojë e goditjeve të rrufesë dhe aksidenteve të lidhura me stuhinë.

Në Nepal, goditjet e rrufesë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë lënë të vdekur të paktën 8 persona, sipas zyrtarëve të Autoritetit për Fatkeqësitë Natyrore.

Zyra e motit të Indisë parashikon më shumë shi me stuhi, shkarkime elektrike dhe erëra të forta mbi Indinë qendrore dhe lindore deri të hënën.

Valët e nxehta gjatë muajve të verës kanë shkaktuar vdekjen e disa personave në vitet e kaluara.