Të paktën 118 të burgosur kanë ikur nga një burg të mërkurën në Nigeri pasi shirat e rrëmbyeshëm dëmtuan ndërtesën e tij në Suleja, afër kryeqytetit nigerian, ka bërë të ditur një zëdhënës i burgut.
Reshjet, që zgjatën disa orë, shkatërruan pjesë të burgut të sigurisë së mesme, duke përfshirë murin rrethues dhe ndërtesat përreth, ka thënë në një deklaratë të enjten zëdhënësi Adamu Duza.
Agjentët e shërbimit kanë gjuajtur në drejtim të të arratisurve dhe deri më tani kanë rikapur 10 prej tyre me ndihmën e agjencive të tjera të sigurisë.
“Jemi në ndjekje për të rikthyer pjesën tjetër”, ka thënë Duza.
Ai ka siguruar publikun se autoritetet ishin në krye të situatës.
"Publiku është urdhëruar më tej të kujdeset për të burgosurit që po ikin dhe të raportojë çdo lëvizje të dyshimtë në agjencinë më të afërt të sigurisë”, ka shtuar ai.