Botë

Mbetjet nga trupi i gruas gjenden brenda nofullës së aligatorit në Teksas

aligator

Zyrtarët në Teksas kanë gjetur mbetjet e një gruaje në nofullën e një aligatori.

Autoritetet ishin në zonë duke e kërkuar gruan e zhdukur kur zbuluan trupin. Ata e qëlluan aligatorin për ta ndaluar që t’i dëmtonte edhe më shumë mbetjet.

Pasi kafsha ngordhi, u nxor nga uji dhe u morën mbetjet njerëzore nga ai.

Edhe pse po priten rezultatet nga autopsia, besohet se mbetjet janë të gruas që po kërkohej, raportoi BBC.

Një incident i ngjashëm ndodhi tetë muaj më parë në Florida. Sulmet e aligatorëve atje nuk janë të pazakonshme, por në Teksa janë të rralla.

Hera e fundit që një aligator sulmoi një njeri në Teksas ishte në vitin 2015, kur një burrë vdiq nga aligatori derisa po notonte.