Botë

Marrëveshja sekrete 40 milionë dollarëshe e lidh Abramovichin me njerëzit e Putinit

Dokumentet që kanë rrjedhur kanë zbuluar para që lidhen me oligarkun Roman Abramovich me dy burra të quajtur “kuleta” të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ish-pronari i klubit të futbollit, Chelsea, është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, por më parë ka mohuar çdo lidhje financiare me liderin rus.

Tani, dokumentet që kanë rrjedhur nga Qipro kanë zbuluar dëshmi që e lidhin atë me një marrëveshje sekrete 40 milionë dollarëshe në vitin 2010.

Marrëveshja e fshehtë transferoi aksionet në një kompani reklamuese ruse shumë fitimprurëse, “Video International” – për më pak se që dukej se vlenin – nga kompani që ishin në pronësi të një trusti të lidhur me Abramovichin me dy anëtarë të rrethit të ngushtë të Putinit. Ata, në këmbim, morën miliona dollarë, raportoi BBC.

Të dhënat konfidenciale zbulojnë se një prej njerëzve të përfshirë në marrëveshjen sekrete ishte Sergei Roldugin, mik i afërt me presidentin rus.

Njeriu i dytë është një tjetër i afërt i Putinit – Alexander Plekhov.

Të dy janë akuzuar se janë “kuleta” për presidentin Putin – fshehurazi mbajnë para dhe asete në emër të tij.