Botë

Malajzi: Shembet trotuari e një grua bie në të, por s’ka shenja të saj ende

Malajzi

Autoritetet në Malajzi po përpiqen ta shpëtojnë një grua e cila ra në një gropë tetë metra të thellë që u hap në një rrugë në Kuala Lumpur.

48-vjeçarja ishte skaj rrugës kur toka poshtë saj u shemb dhe ra.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për disa orë për ta mbërritur gruan. Përveç njerëzve, në vend kanë shkuar edhe ekskavator që po përpiqen ta pastrojnë gropën nga dheu e betoni, raportoi BBC. 

Deri tani nuk ka shenja të gruas.