Presidenti aktual i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka fituar zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara nga këshilli zgjedhor.
Siç është bërë e ditur, Maduro ka fituar rreth 51.20 për qind të votave, ndërsa rivali i tij kryesor Edmundo Gonzalez rreth 44.02 për qind.
Opozita ka pretenduar për mashtrim në numërimin e votave dhe ka paralajmëruar kundërshtim të rezultatit.
Duke folur para mbështetësve në Karakas, Maduro tha se rizgjedhja e tij është triumf i paqes dhe stabilitetit.
Ai vlerësoi sistemin zgjedhor të Venezuelës, duke e përshkruar si transparent.
Sekretari amerikan i Shtetit shprehu skepticizëm pas shpalljes së rezultatit. Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara shqetësohen se rezultati i deklaruar nuk pasqyron vullnetin ose votat e popullit venezuelian.
Sondazhet kanë treguar se Gonzalez ka pasur epërsi të thellë ndaj presidentit aktual, teksa ka ekzistuar frika se rezultati i zgjedhjeve mund të manipulohej, nëse nuk shkon në favor të Maduros.