Botë

Macroni u bën thirrje partive të formojnë koalicion

Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje partive politike që të punojnë së bashku për të formuar një koalicion qeverisës, pasi zgjedhjet e parakohshme nuk e kanë përcaktuar asnjë fitues. 

Macron, i cili nuk ka folur publikisht që nga votimi në rudin e dytë, përmes një letre ka thënë se partitë janë shumë larg shumicës absolute. 

“Asnjë forcë politike nuk ka shumicë të mjaftueshme”, ka thënë të mërkurën Macroni.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që identifikohen “me institucionet republikane, sundimin e ligjit, parlamentarizmin, qëndrim pro-evropian dhe pavarësinë franceze, që të kenë dialog të sinqertë për të ndërtuar një shumicë solide – domosdoshmërisht pluraliste – për vendin”.