Botë

Macroni lufton për mbijetesë politike

Emmanuel Macron

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Grupimi centrist i presidentit, Emmanuel Macron, po lufton për mbijetesë para raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohen të dielën në Francë. 

Këto zgjedhje janë vlerësuar si me tensione të larta, pasi që mund ta nxjerrin partinë e të djathtës ekstreme – Tubimi Kombëtar – si forcën më të madhe në Parlament. 

Macroni që paralajmëroi javën e shkuar se Franca rrezikon të përballet me luftë civile po qe se në pushtet vije partia antiimigrim e Marine Le Penit, apo koalicioni majtist – Fronti i ri Popullor – tha të shtunën se racizmi e antisemitizmi i pafrenuar janë përhapur në Francë. 

E kryeministri Gabriel Attal, paralajmëroi se kjo situatë do të krijojë valë të urrejtjes dhe të agresionit. 
Partia e Le Penit dhe e 28-vjeçarit, Jordan Bardella, që mund të bëhet kryeministër i ardhshëm, kanë betonuar epërsitë e tyre në sondazhe.