Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmi i Rusisë në Ukrainë është një “pikë kthese” në historinë evropiane, raporton BBC.
Në një adresim televiziv ai ka thënë se Franca do të qëndrojë në anën e Ukrainës.
Macroni ka shtuar se veprimet e Rusisë do të kenë pasoja të gjata dhe të thella për kontinentin.
Macroni foli para flamurit të Ukrainës gjatë adresimit, një gjë e pazakontë pasi ai ka zakonisht flamurin e Francës dhe të Bashkimit Evropian.
Ai u tha ukrainasve, “liria juaj është e jona”.
Macroni foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë për të cilat tha se do ta targetojnë ushtrinë ruse, ekonominë dhe sektorin e energjisë.