Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën dhe presidentin, Volodymyr Zelensky, pavarësisht rritjes së presionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar “The Guardian”.
Duke folur gjatë vizitës në Madagascar, ai ka thënë se askush nuk mund të presë që Zelensky të pranojë termet e armëpushimit derisa Kievi, kryeqyteti i vendit po bombardohet nga Rusia.
Më herët ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trumpi, duke kërkuar që presidenti rus, Vladimir Putin t’i ndalojë sulmet ndaj Kievit dhe të fokusohet në arritjen e armëpushimit.
Të enjten nga sulmet masive ruse me raketa në Kiev janë vrarë të paktën nëntë persona dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.