Botë

Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse preken interesat tregtare të Evroës, atëherë ajo duhet të bëjë që të respektohet.

“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron

Vërejtjet e tij përqendrohen kryesisht në pavarësinë më të madhe evropiane dhe autonominë strategjike në mbrojtje, duke thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe administrata e re e Trumpit "i shtyjnë evropianët të jenë më të bashkuar".

Përveç Macronit, ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa për Evropën, kanë reaguar edhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. 

Lexo përditësimet tjera
Kaja Kallas

Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se me tarifat e Trumpit...