Një juri në New York e ka paditur të martën të dyshuarin për vrasjen e shefit ekzekutiv të “UnitedHealthcare”, Brian Thompson, Luigi Mangione, për vrasje të shkallës së parë.
Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, ka thënë në një deklaratë se Mangione dyshohet se "ka kryer sulmin fatal".
Mangione është planifikuar të paraqitet në një seancë gjyqësore më 19 dhjetor ku do të vendoset nëse ai do të ekstradohet në New York për akuzat, raporton CBS News.
LEXO EDHE: