Qeveria talebane në Afganistan ka konfirmuar rikthimin e fluturimeve të “Turkish Airlines” në aeroportin e Kabulit, gati tre vjet pasi shërbimet u suspenduar pas rënies së qeverisë të mbështetur nga Perëndimi.
Ministria e Transportit në Afganistan ka thënë se fluturimi i parë me linjën turke ka ateruar të martën dhe është pritur nga zyrtarë qeveritarë, raportoi AP.
Fluturimet me linjën turke janë rikthyer me agjendën për katër udhëtime në javë mes Stambollit dhe Kabulit.
Të gjitha linjat ajrore ndërkombëtare kishin ndërprerë fluturimet në Afganistan pasi talebanët morën pushtetin në gusht 2021, ndërsa SHBA dhe forcat e NATO-s u larguan pas dy dekadash lufte.
Në janar, “Air Arabia” rinisi fluturimet për në Kabul dhe në nëntor 2023 i kishte nisur “FlyDubai”.