Lideri suprem i Iranit ka falur mijëra të burgosur, përfshirë të huaj dhe njerëz që akuzoheshin për krime kundër shtetit, ka raportuar agjencia e lajmeve IRNA.
IRNA raportoi se Ayatollah Ali Khamenei ra dakord që të falë dhe zbusë dënimet e 2,886 të burgosurve pas propozimit nga shefi i gjyqësorit, Ghomhossein Mohseini Ejeh. Dënimet me vdekje të 59 personave u zbutën në dënime me burgim.
Në të falurit përfshihen 39 persona që ishin dënuar për krime kundër shtetit dhe 40 shtetas të huaj.
Khamenei, që e ka fjalën e fundit për çështjet shtetërore, fal të burgosur në shënimin e rasteve të veçanta, si ditëlindja e profetit Muhamed që është të shtunën.